Refugjatët në Lezhë, Komisionerja për marrëveshjen Rama-Meloni: Nuk shkel ligjin e BE-së

Marrëveshja që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nuk shkel ligjin e Bashkimit Evropian, i cili nuk zbatohet për këtë çështje, tha zyrtarja kryesore e bllokut për migrimin.

Marrëveshja e arritur javën e kaluar, u kritikua nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe u krahasua me planin e qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, plan që u vlerësua i jashtëligjshëm nga Gjykata Supreme britanike.

“Vlerësimi fillestar i shërbimit tonë ligjor është se [marrëveshja Shqipëri-Itali] nuk shkel ligjin e BE-së, është jashtë ligjit të BE-së”, tha komisionerja për migrim e BE-së, Ylva Johansson, kur u pyet në një konferencë për media në Bruksel lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë. Deklaratat e saj sugjerojnë se kjo marrëveshje nuk do të dërgohet për shqyrtim para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.

Komisionarja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, ka deklaruar se marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët rrit shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe shton shqetësimet për trendin evropian që përgjegjësitë për azilkërkuesit të dalin jashtë kornizës evropiane. Po ashtu, marrëveshja është kritikuar nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, që e ka quajtur atë si “të jashtëligjshme dhe të pazbatueshme”. /REL?

SHKARKO APP