Refugjatët në Shqipëri, Gjykatat në Itali hedhin dekretin e Melonit. Ç’do të thotë kjo

Drejtësia në Itali vijon që të dali kundër transferimit të refugjatëve nga Itali në Gjadër të Lezhës, sipas një marrëveshje Meloni-Rama. Dy Gjykata në Itali kanë vendosur ta injorojnë dekretin e qeverisë italiane lidhur me emigrantët, përmes të cilit u riklasifikuan vendet nga ata vijnë, në të sigurta ose të pasigurta.

Sipas mediave të huaja, dekreti i miratuar nga qeveria e kryeministres Georgia Meloni, që synonte të kishte një listë të qartë të vendeve të sigurta për ta bërë të zbatueshëm marrëveshjen me Shqipërinë, po vihet sërish në rrezik dhe kjo për shkak se dy gjyqtarë kanë menduar ndryshe. Një gjyqtar në Katania teksa ka vlerësuar legjitimitetin e ndalimit të një të mituri egjiptian, ka shkruar në vendim se Egjipti nuk mund të konsiderohej një vend i sigurt, ndryshe nga siç listohej nga vendimmarrja e ekzekutivit italian.

Gjyqtari thotë se dekreti i qeverisë Meloni nuk mund ta privojë gjyqtarin të marrë një vendim të tillë, të garantuar nga gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian. Duke argumentuar se pse Egjipti sipas tij nuk mund të jetë vend i sigurt, Gjyqtari Escher thotë se është një nga vendet ku zbatohet dënimi me vdekje dhe numri i ekzekutimeve është ndër më të lartat në botë.

Për të Egjipti ka shkelje të lirisë së fesë dhe të drejtave civile, dhunë dhe diskriminim ndaj grave dhe të miturve. Një Gjykatë në Romë, teksa shqyrtonte çështjen e një prej 12 personave që më herët u transferuan në Gjadër, e ka dërguar dekretin për vlerësim në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, siç më parë kishte vendosur një gjyqtar në Bolonja.

SHKARKO APP