Refugjatët nga Siria në Shqipëri: Kemi ecur në këmbë për 20 ditë
Në Tiranë fliten të gjitha gjuhët e botës. Refugjatët thonë se me shqiptarët kuptohen duke folur me gjuhën e dashurisë dhe dhembshurisë. Për TCH, ata janë shprehur se kanë kaluar një kalvar të gjatë, derisa mbërritën në Shqipëri. Qeveria ”Rama 2”, ka gati planin për marrjen e 30 mijë sirianëve. Institucionet shtetërore kanë muaj që punojnë për qendrat ku do të pritet numri i madh i emigrantëve, ndërkohë që lajmi doli vetëm dje për shkak të krizës në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.
Djema mirë se erdhët në Shqipëri. Nga jeni?
-Unë jam nga Maroku.
-Unë nga Egjypti.
-Ndërsa unë nga Siria.
Përse jeni në Shqipëri?
Duam të shkojmë në Itali, vetëm për këtë arsye jemi këtu. Kemi ardhur në këmbë nga Turqia, në Greqi më pas mbërritëm në Shqipëri. Për të arritur në Greqi ecëm afërsisht 20 ditë rrugë. Le të themi se ka qenë e vështirë.