Refuzimi i festës për mini-shegenin, Vuçiç: Kosova nuk jeton të tashmen, s’ka vizion për të ardhmen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar për herë të parë refuzimin e ftesës së Kosovës për të marrë pjesë në mini-shengenit ballkanik.

Vuçiç tha se politikanët në Kosovë nuk e kuptojnë realitetin ku jetojnë.

Ndërsa shtoi se ata nuk duan të jetojnë në të tashmen dhe nuk kanë vizion për të ardhmen.

Minishengen në Tiranë  Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev mbërritën sot në Tiranë në kuadër të Samitit të tretë të mini-Shengenit Ballkanik, i cili për dy ditë do të zhvillohet në Shqipëri.

Vuçiç dhe Zaev u pritën nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe takimi ishte informal.

Ndërsa Kosova refuzoi ftesën e Ramës për të marrë pjesë në takim.

Presidenti Hashim Thaçi tha se kjo nismë është e pakuptimtë, në një kohë kur sipas tij, Serbia ka bërë gjenocid ndaj kosovarëve dhe ende vazhdon të mos e njohë pavarësinë.

Thaçi tha se përsa kohë nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal.

Ndërsa takimi i sotëm në Tiranë u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje, që e konsideroi non grata presidentin serb në Shqipëri.

SHKARKO APP