Refuzoi t’i jepte lekët grabitësve, ky është shqiptari që e ekzekutuan në Brazil
Një 28-vjeçar shqiptar është vrarë në mënyrë barbare nga disa persona ende të paidentifikuar në Brazil, të cilët kanë tentuar ta grabisin, por ai nuk ka pranuar t’i japë paratë.
Bëhet e ditur se viktima është Alban Gropçaj, 28-vjeç, i cili ishte rezident në Itali.
Gropçaj bashkë me pronarin e tij italian, Guido Bertola, kishin shkuar për të punuar në Brazil, kur disa persona me motoçikleta i sulmuan teksa kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë.
Pronari i shqiptarit ka kaluar në gjendje shoku kurse 28-vjeçari humbi jetën në vend.
KOHA JONË SONDAZH

