Refuzoi urdhrin e Markut, ikën prokurori Stojani
Kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, Sokol Stojani ka refuzuar urdhrin e Arta Markut për të hetuar 10 kolegët e tij. Stojani ka preferuar të japë dorëheqjen dhe jo të nisë hetimin disiplinor ndaj 10 prokurorëve që pranuan që të ishin pjesë e shortit për çështjen ”Shullazi”.
Një ditë më parë, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku kërkoi hetim disiplinor për 10 prokurorët, që refuzuan shortin për çështjen ”Shullazi”.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, prokurorët refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Prokurorët që do të kalojnë në hetimin disiplinor janë:
Olsian Çela
Përparim Kulluri
Behar Dibra
Sonila Muhametaj
Arenc Çela
Edvin Kondili
Pranvera Pustina
Eugen Beçi
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj
KOHA JONË SONDAZH

