“Refuzojmë të ulim kokën”, Piro Dhima reagon për arrestimin e Fredi Belerit
Peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima i cili jeton në Greqi ka reaguar pas arrestimit të Fredi Belerit dy ditë më parë në Himarë nën akuzën e shitblerjes së votave.
Dhima u është bashkuar zërave në mbështetje të kandidatit për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri që u arrestua për blerje votash.
“Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona. Sot, ne refuzojmë të ulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë shtetin e së drejtës. #Beleri” shkruan Pirro Dhima.
KOHA JONË SONDAZH

