Refuzojnë ngrohjen me gaz, nxënësit bojkotojnë mësimin

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka nxjerrë në pah problematika infrastrukturore në shumë shkolla të vendit, sidomos mungesën e sistemit të ngrohjes.

Një problem i tillë ka prekur edhe shkollën 9-vjeçare ”Don Martin Trushi” në Vaun e Dejes në Shkodër dhe sipas ‘balkanweb’, nxënësit duke filluar nga sot kanë bojkotuar mësimin me kërkesë të prindërve.

Shkak është bërë refuzimi i ngrohjes me gaz, për shkak të pasigurisë. Kjo për faktin se kaldajat, që funksionojnë me naftë nuk mund të vihen në funksion sepse automati i shkollës është me një faze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit dhe nxënësit kanë dorëzuar një peticion dhe shprehen se bojkotojnë mësimin derisa të sigurohet ngrohja në shkollë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?