Regjisori Budina: Tiranës po i merret frymë nga interesat mafioze të pushtetarëve dhe mafies së ndërtimit

Regjisori Edmond Budina tha se Tirana e tij e jashtëzakonshme ku ai jetoi nuk është më.

Vendin e mimozave, limonëve e aromave, sipas tij e ka zënë betonizimi.

I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Budina kryeqyteti është kthyer në një vend ku të merret frymë dhe kjo si pasojë e interesave mafioze të pushtetarëve dhe mafies së ndërtimit.

Ndërsa u shpreh me rilindjen urbane qytetet nuk kanë më identitet por janë kthyer të gjitha njësoj.

Edmond Budina: “Kam jetuar në Tiranë jashtëzakonshme, Tiranën e aromave, që në janar fillonin aromat e mimozave, limonëve dhe portokalleve. Ishte Tirana caracëve. 

Sot në Tiranë kemi vetëm betonizim. Rrugët e Tiranës janë të vogla të ndërtuara për shtëpi qerpiçi, ku banonin rreth 50 banorë, sot në po atë rrugë banojnë 3000 banorë. 

Si mund të jetosh në një qytet të tillë ku të merret fryma? Këtu janë vetëm interesa mafioze për mendimin tim të pushtetarëve dhe mafies së ndërtimit që dua të riciklojnë paratë, jam kam thënë në sy Edi Ramës që po bëni rilindjen rubane, por nuk kanë më fytyrë qytetet tona po i bëni të gjitha njësoj, nuk ka një qytet të jetë ndryshe nga të tjerët.

Ky është një krim që po bëhet. Është fatkeqësi e madhe e këtij kombi.”

SHKARKO APP