Regjisori i njohur tregon dy pengjet e aktorit të ndjerë Mirush Kabashi
Regjisori Haxhi Rama tregoi gjatë një interviste televizive dy pengjet e Mirush Kabashit, i ndarë nga jeta pak ditë më parë. Ai tregon se e ka njohur qëkur ishte 5 vjeç, ndërsa kanë bashkëpunuar në 10 deri në 15 projekte në teatër.
“Koha është e shkurtër për të reflektuar për krijimtarinë e Mirush Kabashit. Ai ishte një talent dhe dhjetë punë. Talenti është gjë më vete, por ato 10 punët ishin nga ambicia e jashtëzakonshme. Me unë dhe Mirushi kemi marrë në të njëjtën komedi të njëjtin çmim. Mirushin e kam takuar në 70 vjetorin e Teatrit. Unë e prezantova. I kisha dhënë librit tim dhe ku ishte edhe tregimi për Mirushin.
Pengu i vetëm mund të them se ishin dy; Kishte në ëndrrat e veta të luante “Sirano De Berzherak”, një komedi e famshme franceze, monologun e të cilës e kishte mësuar përmendësh dhe e dyta, dikur më pat thënë se mbasi të mbaroj karrierën, dua të kthehem në Durrës sepse aty kishte miqtë. Mirushi mbeti në Tiranë se i përkiste të gjithë Shqipërisë”, theksoi ai.