Regjisorja Elma Doresi flet për fituesen e festivalit në RTSH
Regjisorja Elma Doresi shkruan se është e lumtur që Festivalin e 58 të këngës në RTSH, nuk e fitoi Elvana Gjata.
Doresi shprehet se nëse çmimin e parë do e merrte Elvana Gjata i gjithë rrjeti do të mbushej me shprehjet: “E fitoj se ka bosin”.
Një analizë profesionale. Një analizë pa mllefe. Një analizë bindëse.Jo. S’ka analiza e kritika të tilla. Por vetëm: bolo, bosi, tallava. Statuse e komente pa fund.
Ngatërrohen shijet me mendimet. U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin: Festivalin tek ne. Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente. Ps: Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani”, shkruan ajo.


KOHA JONË SONDAZH

