Regjistrohen 4 raste të reja në Covid 19 në Pogradec, 1 në Korçë. Mes tyre punonjës banke e spitali
Regjistrohen 4 raste me COVID-19 në qytetin e Pogradecit dhe 1 në Korçë.
Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 2 punonjnës së një banke të nivelit të dytë, 1 punonjës spitali dhe një vatër e re.
Duhet të kujtojmë se ditë më parë në një nga bankat e qytetit të Pogradecit ka dalë me Covid një punonjëse e për pasojë u karantinuan një pjesë e stafit.
Pas marrjes së tamponëve kanë rezultuar pozitivë edhe 2 prej tyre kontakt i afërt me punonjësen e infektuar më herët.
Punonjësi i spitalit e çon në 2 numrin e të prekurve me COVID-19 në spitalin e Pogradecit pasi ditë më parë ka dalë me Covid edhe një infermier nga ky spital.
Ndërsa për vatrën e re ende nuk dihet historiku i infektimit.
Përsa i përket bashkisë së Korçës, ka dalë pozitiv vetëm një person kontakt i afërt me 59 vjeçarin që ndërroi jetë nga COVID19 ditën e djeshme.
Mjekët epidemiologë po kryejnë punën në terren për shkëputjen e zinxhirit të transmetimit si dhe izolimin e rasteve.