Regjistrohen 609 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19 në Kosovë

Numri i infektimeve me Covid-19 vazhdon të rritet në Kosovë. Ditën e sotme, nga 1590 testime, 609 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, shkruhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bazuar në të dhënat e këtij Instituti, sot janë regjistruar edhe 350 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 12,864.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej fillimit të pandemisë, kur janë regjistruar rastet e para me Covid-19 në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 35, 549 të prekur nga ky virus, prej të cilëve 939 kanë vdekur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?