Regjistrohet në KQZ një parti për zgjedhjet e qershorit

Në një kohë qëopozita ka djegur mandatet dhe shprehet e vendosur për të mos u futur në zgjedhjet e qershorit pa largimin e Edi Ramës, në KQZ është regjistruar një parti për zgjedhjet lokale.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin për regjistrimin si subjekt zgjedhor, Partia e Gjelbër në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”.

KQZ vendosi të regjistrojë “Partinë e Gjelbërt”, me kryetar z. Edlir Petanaj dhe shkronja nistore “P.GJ”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019″, shkruan KQZ në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që “Partia e Gjelbërt” është një parti që vjen nga radhët e majta por që në 2017-n nuk pranoi të bëhej pjesë e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, duke kandiduar e vetme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?