Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, 3 të tjerë në kërkim

Policia arrestoi sot ish kreun e Kadastrës së Durrësit, A. Kona. Ai akuzohet se në bashkëpunim me 3 persona të tjerë ka shpërdoruar detyrën në lidhje me regjistrimin e një prone me dokumente false.

Ndaj 52 vjeçarit Gjykata e Durrësit kishte firmosur masën e sigurisë “arrest me burg” Bëhet fjalë për regjistrimin e një prone me dokumente false në Gjirin e Lalzit.

“Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false”, informoi sot policia e Durrësit.

SHKARKO APP