Rehabilitohet Lana në segmentin Materniteti i ri-Shkozë

Ferrat dhe mbeturinat i kanë lënë vend një infrastrukture moderne në segmentin nga Materniteti i ri “Koço Gliozheni” deri në Shkozë, rehabilitimi i të cilit është mirëpritur nga shumica e banorëve të kësaj zone.

Në këtë segment është punuar gradualisht si gjatë shtratit të lumit, ashtu dhe në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në rrugë, trotuare, ndriçim dhe gjelbërim. Tashmë ka nisur asfaltimi i rrugëve në të dyja anët e Lanës, me punën që duket se ka përfunduar në 90 për qind të saj.

Bashkia e Tiranës po punon edhe për mbjelljen e pemëve dhe sistemimin e dherave në breg të lumit të Lanës. Me këtë investim, zona nga Materniteti i ri deri në Shkozë merr një tjetër vlerë, ndërsa për qytetarët përkthehet në më pak kosto dhe kohë për lëvizje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?