Rekomandimi i Komisionit Europian për negociatat, reagon ambasada amerikane
Ambasada amerikane ka reaguar pas rekomandimit të KE për negociatat me Shqipërinë.
Në një deklaratë të shpërndarë para pak minutash, ambasada e SHBA thekson se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore.”.
Lexoni deklaratën e plotë:
??️ | Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore.
??️ | We welcome the European Commission’s recommendation for opening accession talks with Albania and its recognition that Albania continues to make progress in implementing crucial and irreversible reforms. The United States remains committed to working with our Albanian and EU partners to ensure Albania’s successful EU integration, including our full support for the ongoing implementation of the legitimate and constitutional judicial reforms.

KOHA JONË SONDAZH

