Rekomandimi pozitiv nga KE, Ditmir Bushati: Lajm të shkëlqyer për vendin

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar pas vendimit të Komisionit Evropian që u shpreh pro hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësim.

Në një postim në “Twitter”, Bushati shkruan se rekomandimi erdhi pas progresit të arritur dhe kalendarit të miratuar që në qershor të vitit të kaluar, duke e cilësuar si një lajm të shkëlqyer për vendin dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të unionit.

“Komisioni Evropian përsërit rekomandimin Këshillit për çeljen e negociatave me Shqipërinë, bazuar ne progresin e arritur dhe kalendarit të miratuar në qershor të vitit 2018 prej Këshillit. Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë dhe për besueshmërinë e procesit të zgjerimit”, shkruan Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?