Rekord, 60 milionë refugjatë të larguar këtë vit!

 

Kreu i agjencisë së refugjatëve UNCHR iu ka kërkuar udhëheqësve evpropianë për të gjetur një program të ri masim të rivendosjes së tyre. 
Antonio Guterres tha se lëvizja për të përshpejtuar procesin e azilkërkuesve në Greqi ishte e mirëpritur, por "nuk mjafton". Ai foli edhe për një raport të ri të OKB-së, duke paralajmëruar se numri i njerëzve të zhvendosur në mbarë është në nivelet e një rekord, plot 60 milionë këtë vit. Por sipas tij, kjo shifër mund të tejkalohet. BE-ja do të përballet me një fluks të madh të numrit të emigrantëve. Më shumë se një milion azilkërkuesve pritet të mbërrijnë në Evropë deri në fund të vitit, duke bërë që disa shtete për të vënë barriera dhe futjen e kontrolleve kufitare, pavarësisht se gjenden në zonën e Shengenit.
Guterres tha se numri i personave të zhvendosur do të rritet nëse nuk do të zgjidhen konfliktet në Siri, Jemen dhe Libi.
Më herët gjatë kësaj jave, BE-ja ra dakort për rritjen e numrit të stafit të agjencisë Frontex në kufirin e Greqisë, ku qindra e mijëra emigrantë kanë mbërritur me anije. Guterres përshëndeti masën por tha se "nuk ishte e mjaftueshme".

Burimi: BBC

Përgatiti: S.L 

SHKARKO APP