Rekord historik për 260 vitet e fundit, e mërkura ishte dita më e nxehtë në Milano

Vala e të nxehtit ekstrem që goditi këtë javë Italinë, e pagëzuar me emrin “Nerone”, ka bërë që në Milano termometri të regjistrojë temperaturën më të nxehtë të 260 viteve të fundit.

Këtë e ka bërë të ditur Arpa Lombardia, duke iu referuar të dhënave nga stacioni meteorologjik Milan Brera që raporton të dhëna për temperaturën që nga viti 1763. Temperatura mesatare e të mërkurës, prej 33°C ka thyer rekordin e vendosur më 11 gusht 2003.

Në pritje të ardhjes së masave më të ftohta të ajrit dhe reshjeve, edhe në Firence do të aktivizohet alarmi i kuq deri të dielën më 27 gusht, ndërsa të premten ishte i aktivizuar për 19 qytete.

SHKARKO APP