Rekord i ri emigrantësh me gomone drejt Anglisë/ OKB, kritika Britanisë së Madhe
Më shumë se 45,000 migrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht nga Franca Kanalin e La Manshit për në Britaninë e Madhe. Për këtë shkak qeveria britanike do të ashpërsojë rregullat.
Duke cituar shifra nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, agjencia britanike e lajmeve PA njoftoi se numri i personave që kaluan me varka dhe gomone Kanalin e La Manshit në vitin 2022 ishte pothuajse 46,000 vetë. Kjo shifër do të thotë rreth 17,000 vetë më shumë se një vit më parë dhe përbën një rekord si kurrë më parë.

Qeveria konservatore në Londër po përpiqet t’i frenojë emigrantët ilegalë me një politikë të ashpër dëbimi. Qeveria britanike do që njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe të dërgohen me avionë në Ruandë, pavarësisht nga kombësia apo origjina e tyre, dhe aty t’u jepet mundësia për të aplikuar për azil. Megjithatë edhe nëse atyre do t’u njihet atje statusi i refugjatit, për ata nuk do të ketë në asnjë mënyrë apo për asnjë rrethanë mundësi për t’u kthyer në Britaninë e Madhe.
KOHA JONË SONDAZH

