Rekordet kriminale, Naço shkresë BE-së dhe SHBA-ve

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, u ka dërguar një shkresë zyrtare vendeve anëtare të Këshillit të Europës dhe Shteteve të Bashkuara, për të kërkuar informacione mbi të dhënat penale të të gjithë shtetasve shqiptarë.

Përmes një njoftimi për mediat, Naço ka bërë me dije se, kërkesa është bërë në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

“Informacioni i mbledhur do të krijojë një bazë të dhënash për shtetasit që janë proceduar dhe gjykuar për çështje penale dhe administrative.

Kjo nismë mbështet realizimin në praktikë të procesit të dekriminalizimit”,- ka deklaruar Naço./Top Channel/

SHKARKO APP