Rekordi i Policisë/1 mijë gjoba në 3 ditë në Durrës. Pjesa më e madhe për parakalim të gabuar dhe përdorim celulari

Punonjësit e policisë së shtetit kanë vendosur thuajse 1 mijë gjoba në qarkun e Durrësit në 3 ditët e fundit. Referuar njoftimit zyrtar, nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.

Janë marrë gjithsej 967 masa administrative nga të cilat:

-Janë pezulluar 13 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Janë marrë 51 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Janë marrë 62 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

-Janë marrë 274 masa administrative për parakalim të gabuar.

-Janë marrë 283 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Policia njofton se edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?