Rekordmeni shqiptar i dëbimeve
Rekord mund të quhet historia e dëbimeve të një 36-vjeçari shqiptar. Pas dy javësh nga deportimi i herës së fundit, i riu E.F, nuk rezistoi dhe u kthye sërish në Itali. Menjëherë u pikas nga forcat e rendit, të cilët e arrestuan për hyrje të paligjshme në shtetin italian. Ai është me precedentë të mëparshëm penal, shumicën e të cilave i ka në fushën e vjedhjes.
Janë disa prefektura në Itali që kanë dekretuar dëbimin e të riut shqiptar. Përpara Reggio Emilia-s, dëbimin e tij e firmosën Bologna dhe Treviso. Kanë qenë vetë autoritetet që kanë bërë shoqërimin e tij fizik duke kthyer shqiptarin në doganë.
Mirëpo me këtë të fundit, shqiptari do të arrijë shifrën e 14 dëbimeve, të cilat mediat italiane i cilësojnë si një rekord jo për t’u mburrur. Mësohet se ai u kthye në Shqipëri më 23 maj të këtij viti. Pas 8 muajsh burg, Fejzo erdhi në atdhe me një linjë direkte nga Malpensa. Siç shkruajnë mediat italiane “ai nuk mund të qëndrojë larg Italisë”, duke u kthyer sërish dhe duke u kapur kësaj here në Reggio Emilia.
KOHA JONË SONDAZH

