Rektori i Universitetit të Tiranës: Provimet e simestrit të parë do të bëhen…

Edhe pse Komiteti Teknik i Ekspertëve thanë se në fund të kësaj jave do të vendosin se çfarë do të bëhet me Universitetet, ku mësimi po vijon online, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha thotë se është vendosur që provimet e simestrit të parë do të bëhen online.

Megjithatë në shkresën e firmosur nga rektori, thuhet se për ato provime që nuk mund të zhvillohen online për shkak të specifikës së lëndës, me kërkesë së titullarit të lëndës dhe me miratim paraprak të përgjegjësit të njësisë bazë do të zhvillohen në auditor. Megjithatë kjo do të ndodhë vetëm pas marrjes së miratimit përfundimtar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Në rast se Komiteti nuk miraton kërkesat e zhvillimit të promilëve në auditor, titullarët e lëndëve duhet ë shohin mundësi alternative të përmbylljes së provimeve këtë semestër. ”Në pamundësi të realizimit të këtyre provimeve brenda këtij semestri si dhe për ata studentë që kanë pamundësi të pjesëmarrjes në këtë semestër do të përcaktohet një periudhë e mëvonshme e zhvillimit të tyre brenda muajit qershor”, thuhet në shkresën e rektoratit.

SHKARKO APP