Rektori i Universitetit të Mjekësisë: Jemi në fund të epidemisë por…(VIDEO)
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. Arben Gjata bën me dije se tashmë Shqipëria ndodhet në fundin e pandemisë, por duhet ndërgjegjsim dhe ruajtja e masave të distancimit fizik. Përmes një videomesazhi të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Gjata thotë se kjo është mënyra e vetme që të përshtatemi me realitetin e ri dhe mënyrën e re të jetesës deri në fund të epidemisë.
“Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam të gjithë së bashku të kësaj epidemie shumë të rëndësishme. Janë duke u marrë masa të hapjes së ekonomisë, jetës sociale, të mënyrës si punojmë, si jetojmë. Jemi drejt një finishi, ku të gjithë kemi dhënë kontribut. Falënderimi I parë është për mjekët në vijën e parë, por pa ju, pa bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, do të ishte e pamundur t’ia dilnim kësaj situate. Do të kërkoja nga ju që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm, që janë vetëm masat e distancimit fizik, ruajtja e distancës, e higjienës personale, që janë të domosdoshme t’i vazhdojmë edhe në këtë periudhë hapjeje, në mënyrë që të mos kemi kthim pas. Është mënyra e vetme dhe e domosdoshme, që ne të përshtatemi me realitetin e ri, me mënyrat e reja të jetesës, deri në fund të epidemisë, dhe kur të kemi masa të sigurta që të luftojmë siç duhet këtë virus. Ju bëj thirrje të gjithëve të na e lehtësoni punën në të ardhmen, siç keni bërë deri tani, duke respektuar rregullat e distancimit dhe higjienës”.