Rektori i Universitetit të Tiranës: Ja kush i bllokoi pagat në Universitete

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar pas vonimit të pagesave për pedagogët. Ai thotë se situata është e paprecedentë dhe ka ardhur për shkak të Bordit që administron Universitetin e Tiranës.

Reagimi i rekotorit:

Të nderuar kolegë dhe punonjës të Universitetit të Tiranës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam shumë i shqetësuar në lidhje me mospagesën për punën tuaj të kryer për muajin Janar 2018. Ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuar me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pritje të daljes të një akti nënligjor, kjo ka bërë të mundur që të bllokohet transferta e pakushtëzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë publik.

Në këto kushte, Bordi i Administrimt duhet të kishte çelur fondin për pagat nga të ardhurat e institucionit. Kështu që në Universitetin e Tiranës, të ardhurat e trashëguara nga viti 2017 janë të mjaftueshme për çeljen e fondeve të pagave për personelin e Universitetit të Tiranës. Bordi i Administrimit të UT si dhe Administratori i UT nuk kanë vepruar në çeljen e fondit të pagave nga të ardhurat, të paktën për muajin Janar. Kjo ka bërë të mundur që punonjësit e UT të mos kenë marë pagat.

Ky veprim i BA dhe Administratorit vjen si pasojë e paaftësisë apo mosveprimi i tyre ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik dhe joakademikt të UT, ashtu siç po veprohet prej një periudhe afro 8-mujore ku një pjesë e stafit të Rektoratit të UT nuk kanë marë pagat.

Në emër të gjithë punonjësve të UT, i bëj thirrje Bordit të Administrimit dhe Administratorit të çelin fondin e pagave të muajit Janar nga të ardhurat dhe të bëhet pagesa e punonjësve brenda ditës së hënë, datë 12.02.2018”, thuhet në reagimin e Konit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?