Rektori i Vlorës: Ai që më goditi, më ka djegur edhe dy makina. Autori: Sa e shtyra!

Rektori i Universitetit të Vlorës Albert Qarri, është dukur sikur është goditur papritur me grusht, në  një sallë  gjatë një aktiviteti ku do të ishte i pranishëm edhe Presidenti Bujar Nishani, por ngjarja ndodhi pas një konflikti 3-vjeçar me agresorin.

Autor i incidentit është identifikuar si Kujtim Cakrani, i shoqi i një pedagogeje në Universitetin e Vlorës.

Kanë qenë pikërisht mosmarrëveshjet mes saj dhe rektorit, që e kanë nxitur Cakranin për të sulmuar Qarrin.

Vetë rektori tregoi rrjedhën e ngjarjes, për “Ora Neës” tha se prej tre vitesh shantazhohet nga agresori.

“Cakrani më ofendoi, më goditi me grusht pas shpine dhe pastaj u largua. Konflikti për shkak të detyrës. Gruaja e tij është pedagoge në Universitet, kam pasur mosmarrëveshje. Më ka shantazhuar vazhdimisht prej tre vitesh edhe përmes telefonit.

Cakranin e akuzoj edhe për djegien dy makinave të mia. E kam denoncuar në polici, është nën hetim të Prokurorisë së Vlorës prej 3 vitesh”.

Por vetë autori mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj Rektorit.

“Nuk e godita Albert Qarrin, por e shtyva. Bashkëshortja ime e ka denoncuar Qarrin në prokurorinë Vlorës për falsifikim dokumentesh zyrtarë,” – theksoi ai.

Gjithsesi, konfliktet shkojnë deri në atë pikë nga anëtarët e oborrit akademik, sa lënë vërtet shumë për të dëshiruar. 

SHKARKO APP