Rektori Mynyr Koni firmos diplomat e studenteve të masterit te Ekonomiku

Këto janë diplomat e studenteve të masterit të fakultetit të ekonomisë së Universitetit të Tiranës të sapofimosura nga rektori Mynyr Koni. 1034 diploma të firmosura tashmë, janë gati për tu tërhequr nga brezi i studentëve të viti 2017-2019.

Drejtori i kurikulave pranë rektoratit Albano Zhapaj tha për News 24 se ndër këto diploma janë edhe 315 kartonë të masterit të printuara pa autorizimin e rektorit Koni por tashmë të firmosura prej tij pasi studentët e bën mediatike problemin e tyre.

Sipas Zhapaj u mbyll një problem por një tjetër qëndron i hapur ende, rektori Koni pret t’i përcillen nga dekani Kule listat e 1500 studenteve të regjistruar të bachelorit për të firmosur diplomat e tyre. Por Zhapaj thotë se studentët që presin të kenë këtë verë në duar diplomat e ciklit të parë nuk duhet të shqetësohen si ata të masterit.

Shkak për mosfirmosjen e diplomave ishte bërë konflikti mes rektorit të Universitetit të Tiranës në fjalë dhe dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kyle. Çështja arriti deri në atë pikë sa studentët e çuan këtë çështje në gjykatë, por brenda pak ditësh filloi të merrte zgjidhje. Për këtë situatë reagoi edhe Ministria e Arsimit e cila urdhëroi rektorin Koni të firmoste diplomat.

SHKARKO APP