Rëndimi i situatës, edhe spitali i Elbasanit do të kthehet në spital Covid

Duke parë që rastet me Covid-19 sa vijnë dhe shtohen, pas spitalit rajnoar në Vlorë, Durrës dhe në Shkodër, edhe në Elbasan mendohet që një pjesë të jetë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Bashkia e Elbasanit renditet ndër bashkitë me numër të lartë personash aktive të infektuar me Covid-19. Nga të dhënat më të fundit në Elbasan, numërohen çdo ditë 30-35 persona të rinj të infektuar, ndërsa ne total janë 1145 persona aktive.

Shifrat reale janë më të larta, pasi janë me dhjetëra të tjerë personat që nuk paraqiten për të bërë tampon dhe nuk figurojnë në listën e personave që rezultojnë pozitivë.

Në spitalin rajonal të Elbasanit vijnë çdo ditë rreth 20 persona që kërkojnë ndihmë në urgjencë, me shenja dhe të dyshuar si të infektuar. Ndërsa të shtruar në pavijonet e spitalit janë vetëm 2 persona që po marrin trajtim për Covid-19.

SHKARKO APP