Rëndohet bilanci/268 objekte do shemben në Durrës. Tirana rekord pallatesh të dëmtuara

Sa më shumë verifikime kryhen në terren, aq më shumë rëndohet bilanci i tërmetit të 26 nëntorit. Shtabi i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore raportoi dje të dhënat e reja nga verifikimet e kryera në 5 qarqe të vendit. Deri mesditën e djeshme janë konstatuar 1183 shtëpi të shembura në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër.

Drejtuesja e Shtabit të Emergjencave, zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në daljen e saj të radhës publike në Durrës, raportoi për 1050 banesa të shembura në qytetin bregdetar, 131 në Tiranë dhe 2 shtëpi në Dibër.

Sipas Vodës, janë dëmtuar rëndë 5514 shtëpi dhe 3569 janë dëmtuar lehtë. Sa u përket pallateve, duket se dëmtimet më të rënda i ka pësuar kryeqyteti, pasi deri tani janë shpallur të pabanueshme 20 godina të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total bëhet fjalë për 558 pallate, që kanë marrë dëmtime të rënda, nga të cilat: 35 në Durrës, 461 në Tiranë, 56 në Lezhë, 4 në Kukës, 1 në Dibër dhe 1 në Elbasan. Veç këtyre, janë edhe 337 pallate që rezulton të jenë dëmtuar lehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?