Rëndohet bilanci i aksidentit në Elbasan, pas drejtuesit, vdes edhe pasagjeri i motoçikletës
Rëndohet bilanci i aksidentit rrugor në Elbasan. 56-vjeçari, Fatos Qosa, i cili po merrte mjekim në spital ka ndërruar jetë. Qosa ishte pasagjer në motoçikletën që drejtohej nga 35-vjeçari Ervis Driza.
Mjeti i tyre u përplas nga një makinë tip “Audi” në fshatin Shirgjan. Si pasojë motoçikleta përfundoi jashtë rrugës. Drejtuesi i saj, Ervis Driza gjeti vdekjen e menjëhershme.
“Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi A.Sh., 25 vjeç, banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan.Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë”njoftoi policia.
Policia shoqëroi në komisariati drejtuesin e mjetit “Audi” për veprime të mëtejshme procedurale.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit.