Rëndohet bilanci i pushuesve të mbytur
Aktualitet E Hënë, 27 Shtator 2021 08:35
Sezoni turistik, ndonëse ka vetëm pak javë që ka nisur zyrtarisht, ka regjistruar një bilanc tragjik të pushuesve që kanë humbur jetën. Ditën e sotme është mbytur në plazhin e Vlorës një tjetër pushues. Viktima është një i moshuar, i identifikuar si SH.C 70 vjeç. Vetëm pak ditë më parë kanë humbur jetën tre pushues, e ndërsa dy te tjerë janë futur në det për t’u larë, por nuk kanë dalë më duke u shpallur të zhdukur.
KOHA JONË SONDAZH

