Rëndohet bilanci në Berat, humbin jetën në pus xhaxhai dhe dy nipërit e tij

Është rënduar bilanci në fshatin Dyshnik të Beratit, ku kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë xhaxhai dhe dy nipërit e tij që mbetën të bllokuar në pus. Që prej orëve të para të mëngjesit, zjarrfikëset dhe policia po punonte për nxjerrjen e tyre pasi ishin bllokuar në pus, por fatkeqësisht të tre nuk kanë mundur që të mbijetojnë.

Neim, Kamber dhe Gentian Hoxha, humbën jetën teksa pastronin pusin, I vetmi që doli i gjallë nga pusi ishte Neim Hoxha, por për shkak të gjendjes së rënduar ai humbi jetën gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Beratit.

Mendohet se personat kanë hyrë në pus sepse nuk ka pasur uje në shpi.

Burimet shpjgeojnë se i pari që ka hyrë në  pus ka Kamberi 75 vjeç. Ai ka hyrë për të pastruar pusin.

Me pas hyri Gentjani qe ta nxirrte 75 vjecarin por ka mbtuar edhe ai brenda duke humbur jete sic duket nga rjedhja e gazit.

Pas tyre hyri Neimi qe u nxorr dhe u dërgua në spital.

Mesohet se ata jane xhaxhai dhe dy nipërit e tij.

 

SHKARKO APP