Rëndohet bilanci në Turqi, 79 viktima nga tërmeti shkatërrues, mbi 900 pasgoditje

Turqia vijon të numërojë viktimat nga tërmeti tragjik i së premtes teksa deri më sot i ka marrë jetën 79 personave në rajonin e Izmirit.

Në total nga tërmeti me magnitudë 7 i shkallës Rihter janë 81 viktim, nga të cilët vetëm 2 në Greqi. Nga ana tjetër janë 962 të plagosur në Turqi, nga të cilët 219 në spitale.

Toka në Izmir dhe ishujt Dodekaneze ende nuk gjen qetësi teksa janë shënuar plot 900 pasgoditje prej tërmetit fillestar të mesditës së të premtes.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca ditën e djeshme ka deklaruar se autoritetet ende nuk kanë shifër të saktë pasi kërkimet vijojnë dhe bilanci mund të rritet. Pozitive është se 103 turq janë shpëtuar deri më sot nga rrënojat.

SHKARKO APP