Rëndohet situata në burgun e Drenovës, shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus
Shkon në 10 numri i të infektuarve në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.
Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion, dhe 2 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj covid-19. Analizat janë kryer në sektorin e të burgosurve ku rezultuan pozitivë 8 të parët, por edhe në administratën e burgut, si dhe persona të kontaktit të të infektuarve.
Burimet thonë se të gjithë personat e infektuar janë dërguar në Lezhë, por nuk e kanë përcaktuar nëse bëhet fjalë për burgun e Shën Kollit të kthyer në covid, apo ndonjë vend tjeter.
Të njejtat burime thanë se numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjeç.