Rëndohet situata në spitalet Covid, gazetari: Te Infektivi kanë mbërritur 46-47 urgjenca
Me hapjen e spitaleve Covid në Durrës dhe Vlorë, tregon se situata në spitalet në Tiranë nuk është aspak e mirë.
Gazetari Erjon Skendaj, thotë se gjendja në spitale është rënduar pasi ka pasur fluks të personave të infektuar nga Covid-19. Ai ka bërë të ditur se aktualisht në spitalin Covid 1 (Infektivi) kanë mbërritur 46 deri në 47 urgjenca ndërsa në Covid 2 (Shefqet Ndroqi), 37 urgjenca.
”Urgjencat mjekësore janë shtuar ndjeshëm, kanë mbërritur 46-47 urgjenca në covid 1, ndërsa në covid 2 janë 37 urgjenca”.