Rëndohet situata nga COVID-19, humbin jetën 2 pacientë në spitalin Infektiv
Rëndohet situata në vendin tonë. Burime për “Abc News” bëjnë të ditur se dy pacientë nga Kruja kanë humbur jetën në 24 orët e fundit te spitali Infektiv.
Bëhet fjalë për një 76-vjeçar dhe një 59 vjeçar. Ky i fundit ishte shtruar në spital Infektiv të enjten.
Javët e fundit situata nga koronavirusi në vend është përkeqësuar. Numri i të infektuarve është rritur dhe fatkeqësisht edhe ai i viktimave.
Serioze vijon të jetë situata edhe në spitalin Infektiv ku është rritur numri i të shtruarve dhe po ashtu edhe i personave që janë në gjendje të rëndë.