RENEA aksion ”blic” në Nikël, tek banesat e të fortëve

Mësohet se njësia speciale e Policisë së Shtetit, RENEA ka zhvilluar një aksion blic në Nikël, ku sipas njoftimit thuhet se është ushtruar kontroll i banesave të personave me rekorde kriminale.

Kontrollet janë zhvilluar në banesat e Valter dhe Durim Bamit, në banesën e kushëririt të Durim Bamit, Ylli Çangut, Bedri Hakës dhe Ervin Kodrës. Mësohet se deri më tani janë kontolluar 7 banesa. Ndërkohë në banesë është gjendur vetëm Valter Bami.

Kontrollet janë bërë për të siguruar prova të reja lidhur me ngjarjet e kaluara kriminale të pazbardhura. Gjatë kontrolleve në banesa janë sekuestruar vetëm disa aparate celulare, por nuk janë gjetur prova të reja.

Kontrolli i banesave të personave me precedent penal nga forcat RENEA është bërë me vendim gjykate. Ky nuk është rasti i parë i një operacioni të tillë. Edhe në 13 shtator të vitit 2018 u ushtrua kontroll në disa banesa, ku u shoqëruan 11 persona.

SHKARKO APP