RENEA blindoi Vlorën e Sarandën: Në rrjetë ranë 5 pa patentë
Ngjarjet kriminale të javës së fundit vunë në lëvizje Policinë e Shtetit.
Forcat Speciale kanë zbarkuar në Vlorë për kontrolle dhe operacione blitz, ku dy persona mbetën të plagosur në një atentat, ndërsa një i shumëkërkuar iu përgjigj me zjarr forcave të Policisë që shkuan ta arrestojnë.
Objektiv, sipas burimeve janë personat në kërkim apo të dyshuar për lidhje me veprimtari kriminale.
Forcat RENEA, ato të ndërhyrjes së shpejtë të mbështetur nga policia lokale ngritën postoblloqe në qytete ku në fokus ishin mjetet luksoze.
Ndërkohë sipas burimeve pati kontrolle edhe në banesa ku dyshohej se fshihen persona në kërkim
Rezultati 48 orëve aksion është tetë të arrestuar.
Tre ishin në kërkim për “Moskallëzim krimi”, ndërsa të tjerët kryesisht për drejtim mjeti në shkelje të rregullave apo në mungesë të lejes së drejtimit.
Të mërkurën, forcat e Policisë u përqëndruan në Sarandë dhe njësitë administrative të Vlorës.
Por sic tregojnë edhe të dhënat zyrtare të operacionit të Policisë në pranga nuk ka përfunduar asnjë person i dyshuar për lidhje me atentatin e 18 Janarit ndaj Nikollaq e Roland Çepajt
Ngjarja po hetohet në pistën e konflikteve për shkak të prishjes së pazarave të drogës. /Ora News