RENEA blindon prej orësh Elbasanin, kontrollohen 25 banesa e shoqërohen 15 shtetas
Janë zbardhur detaje nga aksioni i Policisë së Shtetit dhe RENEA-s në Elbasan, aksion i nisur pasditën e djeshme dhe që vazhdon edhe sot.
Burimet bëjnë me dije se janë sekuestruar 25 banesa dhe shoqëuar 15 shtetas.
Për të shmangur dekonspirimet dhe në mënyrë që të kapë në befasi elementët kriminalë, RENEA zgjodhi që të godasë me një strategji tjetër duke lëvizur me dy furgonë pa logon e policisë dhe me xhama të zinj, ndërsa në distancë shoqërohej nga forcat operacionale.
Ndërhyrjet ishin të shpejta në mënyrë që të lokalizoheshin shënjestrat në lokale, banesa apo duke qarkulluar në rrugë. Kontrollet janë përqendruar në disa pjese nevralgjike të qytetit, si dhe pranë banesës së të shumëkërkuarit Talo Çela, që edhe këtë herë nuk është mundur që të vihet dot në pranga.