RENEA e FNSH në kërkim të Balilit, asnjë gjurmë nga “Eskobari i Ballkanit”

Asnjë gjurmë nga i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” deri në orët e mëngjesit të sotëm.

Disa ditë më parë, gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme me drejtues të Policisë së Shtetit, Kryeministri Edi Rama u kujtoi atyre faktin që Klement Balili nuk ishte arrestuar ende.

Prej tri ditësh, Policia nisi “gjurmimin” e Balilit, me kontrolle fillimisht në Shkodër, ku ishte informacioni i parë, ndërsa mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga Policia thanë se forcat speciale RENEA dhe ato FNSH kanë nisur një operacion në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohet se fshihet i shumëkërkuari Klement Balili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kishte të dhëna se Balili mund të jetë i strehuar në atë zonë, ndërsa ka pasur disa sinjalizime që mund të çojnë në lokalizimin e vendndodhjes se tij.

Por deri në orët e vona, operacioni nuk ka pasur një rezultat konkret në lidhje me arrestimin e personit që konsiderohet si më të kërkuarit në vend.PANORAMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?