RENEA i arrestoi të birin pasi e kër*ënoi se do ta vr*ste me së*atë, i ati: Jo burg, i duhet psikologu
Një i riu që me sëpatë tentoi të vriste babain e tij, shkaktoi terror në fshatin Rubjek në Maminas të Durrësit. Pas informacionit në polici u desht ndërhyrja e forcave RENEA, ndërsa Eduard Hoxha me të parë policinë u mbyll në banesë.
Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të të riut. Babai i tij kërkon policisë lirimin e djalit, pasi thotë se vuan nga depresioni.
Në një prononcim për gazetarët, Bajram Hoxha thotë se është penduar që thirri policinë. I ati tregon se djali jeton në Itali dhe humbja e të ëmës disa vite më parë e kishte rënduar psikologjikisht.
”Lajmërova policinë. Ai hyri brenda. Fillimisht ishte me thikë buke e unë me sëpatë, të cilën e mora për ta nxjerrë përjashta. Por ma mori nga dora sëpatën se është më i fortë. U them ta nxjerrin jashtë sepse ai nuk ka nevojë të izolohet por të kurohet tek një psikolog”.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi menjëherë forcat “RENEA” për ndërhyrjen në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale.