RENEA i ndalon të atin, Stresi: Me tendencë, pasi armën e ka me leje

Ish-truproja Sali Lushaj është shoqëruar ditën e sotme nga forcat e policisë në Tiranë. Djali i tij, këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi e ka konfirmuar lajmin.

Ai thotë se i ati posedon një armë me leje dhe është ndaluar për verifikim nga uniformat blu. Sipas tij ndalimi është bërë me tendencë duke qenë se policia i ka prerë rrugën në momentin kur kanë qenë duke udhëtuar.

“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qyte. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet. Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, është shprehur Stresi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?