RENEA në gatishmëri, shihen snajpera mbi Kryeministri e kamera në çdo cep

1500 efektivë kanë zbarkuar pasditen e sotme në terren dhe janë në gatishmëri gjatë protestës së 6-të kombëtare të opozitës së bashkuar.

Forcat RENEA, Shqiponjat dhe FSHN kanë rrethuar Bulevardin Dëshmorët e kombit teksa është parë se në majat e ndërtesave përreth kryeministrisë janë vendosur edhe efektivë të tjerë të pajisur me snajperë.

Policia ka vendosur në objektet rreth kryeministrisë dhe në shtylla, kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar protestuesit dhe personat problematikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme por kujtojmë se në 5 protestat e kaluara ka pasur përplasje dhe gaz lotsjellës të përdorur nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?