RENEA në Shkodër, Haki Çako: Ndiqni proçedurat nëse nuk dorëzohet, qëllojeni!

Forcat RENEA deh më pas drejtuesit e policisë nga Tirana kanë mbërritur në Shkodër dhe kanë rrethuar zonën ku besohet se është fshehur autori i krimit që tronditi sot në mbrëmje opinionin publik.

Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Simon Gjeta, mbeti i vrarë gjatë një aksioni për kapjen e një personi të armatosur në Shkodër.

Policia e Shkodrës ishte vënë në ndjekje të tij pas një plagosje.

Fillimisht një 21- vjeçar ishte plagosur me armë zjarri dhe në ndjekje të autorit të plagosjes ka gjetur vdekjen edhe komandanti i FNSH-së.

Besar Sherbela 21 vjeç nga Oblika mbeti i plagosur, pas një konflikti me një bashkëmoshatar të tij.

Autori i ngjarjes që është rrethuar aktualisht nga RENEA mësohet se është Ruzhdi Aishta. Pasi qëlloi 21 vjeçarin, ai është lokalizuar nga uniformat blu të cilat e kanë rrethuar.

Forcat RENEA e kanë rrethuar me autoblinda banesën e autorit që qëlloi për vdekje komandantin e FNSH-së,.

Në vengjarje kanë mbërritur edhe krerër më të lartë të policisë, Haki Çako dhe Altin Qato. Ata i kanë bërë thirrje policisë të qëllojë mbi autorin nëse nuk dorëzohet, por ka edhe një pistë që forcat Renea të futen me autoblindë brenda në banesë.

 

Ka pasur reagime të shumta për ndëshkimin shembullor të autorit, si dhe është shprehur solidaritet i gjerë i qytetarëve nga humbja e jetës së Komnadantit të FNSH-së Shkodër.

Deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Mimoza Hafizi ka reaguar po ashtu përmes statusit  në Facebook, mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër ku humbi jetën Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.  – “Me shumë dhimbje po ndjekim lajmin e humbjes së komandantit të FNSH Shkodër, në betejën e forcave të policisë me krimin. Me mendje e zemër pranë kolegëve të tij dhe familjes!,” – shprehet Hafizi në profilin e saj, Facebook.

SHKARKO APP