RENEA në terren, momenti kur mbështet pas muri të rinjtë dhe i kontrollon (FOTO)
Operacioni i bujshëm i forcave speciale të hënën, doli vetëm me një të arrestuar me armë pa leje. Edison Begaj, 41-vjeç është i vetmi i arrestuar gjatë aksionit të RENEA-s në 5 qytete. Ai ishte subjekt i OFL-së i cili i shpëtoi një atentati 2 javë më parë në Vlorë.
Por kontrollet e befasishme nga RENEA dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend, po vijojnë edhe këtë mbrëmje.
Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.
Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.