RENEA zbarkon edhe në Elbasan, disa të shoqëruar

Jo vetëm në Vlorë dhe Durres, RENEA dhe FNSH po zhvillojnë një operacion blic në të njëjtën kohë në qytetin bregdetar në jug të vendit, por edhe në Elbasan, dy zona të nxehta ku në muajt e fundit ka pasur disa viktima nga përplasja mes bandave.

E ndërsa në Vlorë bilanci deri tani është 2 të arrestuar dhe mbi 10 të shoqëruar, në Elbasan gazetari i ABC, Aldo Kozarja mëson se RENEA dhe forcat operacionale kanë ngritur disa pika postblloku duke ushtruar disa kontrolle. Disa persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni ende vazhdon.

Informacione mbi lëvizjen e elementëve kriminalë, persona të shpallur në kërkim, apo që lëvizin me armë janë në fokusin e aksionit mbrëmjen e sotme në Elbasan dhe Vlorë.

SHKARKO APP