Rënia drastike e euros, eksperti Pano Soko: Ja dy sektorët që e kanë stimuluar
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko tha në Euronews Albania se dy janë sektorët kryesor të cilët po furnizojnë tregun shqiptar me euro duke bërë kështu që monedha europiane të pësojë një rënie drastike në vendin tonë.
Ai tha se sektori i ndërtimeve dhe ai i turizmit, janë dy faktorët kryesor të rënies së monedhës europiane ndërsa shtoi se kjo rënie nuk pritet të ndalojë deri në fund të verës.
“Janë gërshetim faktorësh. Në këtë moment të ardhurat në euro që vijnë nga turistët, por natyrisht stimuluese ka qenë edhe ecuria e mirë në sektorin e ndërtimit shit-blerjet në sektorin e ndërtimit kanë qenë jashtëzakonisht të larta, ato duket se kanë arritur të prevalojnë mbi nevojën që kanë importet për monedhën e huaj dhe kanë arritur të ushtrojnë presion të vazhdueshëm për të ulur edhe më tepër euron. Ka edhe disa komponentë më të largët se këto, por këto dy janë industritë që po furnizojnë sot tregun me euro, dhe praktikisht duket se nuk do të ndalen deri në fund të verës”,-tha eksperti i ekonomisë Pano Soko.