Rënia e bastioneve, surprizat e mëdha nga jugu në veri

Zgjedhjet e 21 qershorit të cilat u fituan në  shumicën e bashkive nga  e majta rezervuan edhe disa surpriza për të dy kampet.  Dy partitë më të mëdha PS dhe LSI kanë shkëmbyer disa nga bastionet e tyre.  Kështu vetëm qarku i Beratit, i Durrësit dhe i Elbasanit është fituar tërësisht në të gjitha bashkitë nga Aleanca për Shqipërinë Europiane. Në qarqet e tjera të vendit janë thyer disa bashki të  cilat kanë qenë historikisht të majta ose të djathta.

E tillë është bashkia e Mallakastrës në qarkun e Fierit e cila tashme në hartën zgjedhore do të mbajë ngjyrën blu. Surprizë e madhe në këto zgjedhje ishte Bashkia e Përmetit ku ish-kryebashkiaku i saj që rikandidonte në emër të  ASHE- Gilberto Jaçe humbi me diferencë garën përballë Niko Shupulit të APPD.  Qarku i Vlorës në këto zgjedhje nuk do të jetë e gjitha mavi, pasi Bashkia Selenicë ka votuar për kandidatin e APPD.

Qarku i Korçës ka bërë diferencën me dy bashki të cilat historikisht kanë qenë të majta. Eduard Kapri i APPD arriti të mund Diana Mile  e ASHE, në qytetin e Pogradecit. Edhe Devollin këtë qark i ka besuar sloganit “punë e dinjitet” të demokrateve. Por demokratët kanë humbur Shijakun, në qarkun e Durrësit qe njihet si bastion i tyre.

Por pavarësisht se e majta ka humbur disa bastione të saj në jug, ka fituar disa bastione të djathta në veri. Bashkia e Hasit në qarkun e Kukësit ka votuar për Aleancën për Shqipërinë Europiane. Në qarkun e Lezhës Kurbini dhe Mirdita i kanë besuar gjithashtu kandidatëve të majtë. Ndryshë nga shkodranet që i besuan kandidatet e djathtë Voltana Ademi, banorët e Fushë Arrëzit dhe ata të Pukës kanë votuar për kandidatët e majtë.

Në qarkun e Kukësit, PD-ja mori bashkinë kryesore, duke rrëzuar kreun aktual që ishte përfaqësues i LSI, si dhe fitoi bashkinë e Tropojës, por humbi Hasin.

Në qarkun e Dibrës, e majta mori dy bashkitë kryesore, atë të Bulqizës dhe të Peshkopisë.

Rikonfirmimi i së majtës në bashkitë më të mëdha të vendit, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier e Gjirokastër, u kurorëzua me fitoren në Tiranë, që ishte edhe sfida më e madhe mes dy kampev politike në zgjedhjet lokale të 21-qershorit.     

SHKARKO APP